Syla tregon se çka i tha një polic i pensionuar zviceran: “Gjithfar shqiptari tha se e ka pa”

Analisti Valon Syla ka treguar nje bisedë që ka pasur me një polic zviceran në pension.

Sipas Sylës, polici i ka thënë se nuk ka parë kurrë asnjë shqiptar pa shtëpi apo të pastrehë.

Sylës i është dukur interesant vështrimi i policit, prandaj ka vendosur që ndajë më ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

“Nje polic zviceran në pension më tha se pamarrë parasysh për të metat e shqiptarëve kudo që i ka takuar nëpër botë, tha se ka respekt të veçantë për ne. Gjithfar shqiptari tha se e ka pa, por kurrë një shqiptar ‘homeless’ të pa shpi, që jeton rrugëve. Kjo ishte arsyeja e respekit te tij. Mu duk interesant si vështrim i një të huaji. E shënova le të qëllon këtu.”, ka shkruar Syla.