Rikujtim: “Tahir Mehaj po i thërret plakut…”
44 vite më parë, në një përballje të pabarabartë me forcat jugosllave, ranë heroikisht Tahir e Nebih Meha nga Prekazi.
Sot shqiptarët përulen me nder e respekt para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës dhe rezistencës që bënë ata kundër qindra trupave jugosllave.
Ishte trimëri e madhe asokohe vetëm ta mendosh këtë dhe lere më t`ua kthesh pushkën, siç bëri familja Meha.
Kjo është dëshmi historike se shqiptarët kanë qenë të gatshëm gjithmonë t`i dalin zot atdheut dhe familjes, sakrificë kjo brez pas brezi, deri ta lufta e armatosur, e cila u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.
Tahir Mehës sot i këndohet kënga, sikurse u këndohet edhe shumë heronjve e trimave tjerë të atdheut, para e pas tij, gjatë një shekulli rrugëtim deri te liria./Medifokus
