Eskalon Abelardi, i thotë Gërvallës ‘përfaqësuese e Serbisë në Kosovë’
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur me fjalor të ashpër në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.
Ndër të tjerash Tahiri iu referua ministres Gërvalla se “është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë”.
“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, ti je turpi më i madh. Një kryeministër përgjegjës do të duhej që sot me të shkarku”, tha Tahiri.
“TI nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh këtu. Ti duhet më ec, nuk e përfaqëson qytetarin e Kosovës. Ti je turpi më i madh, ti je marre”, shtoi ai

