LAJMI I FUNDIT: Përleshen fizikisht deputetët e PDK-së me të VV-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) janë përleshur fizikisht gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Mediafokus.info.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të Vetëvendosjes.

Menjehëherë kanë ndërhyrë deputetët tjerë që të mos vazhdojë përplasja.

Kryesuesja Saranda Bogujevci ka kërkuar pauzë deri në ora 12:00./mediafokus.info/