Tahiri: Kurti po bëhet “kryeministër i dinarit”
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurtin “kryeministër i dinarit”.
Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar, ajo ka bërë me dije se Kurti do të duhej të bëhej kryeministër i lekut dhe jo i dinarit.
Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti po hynë në histori si kryeministër i dinarit.
“Kryeministri i dinarit – ne vend te ishte kryeminister i lekut per te cilin premtoi dhe mori shumicen e votave – po hyne ne histori per dinar”, ka shkruar Tahiri.

