Takim pas 26 vjetësh

Albert Miftari, ende pa i mbushur një vit ishte plagosur nga kriminelet serb, në Bresalc, në prillin e vitit 1999.

Ai, 26 vite më vonë e ka vizituar për një falënderim Sabedin Sherifin, i cili në ato kohë të vështira për popullit shqiptar, kishte dhënë kontributin e tij në spitalin e UÇK-së në Zhegoc.

Takim pas 26 vjetësh

Ky është Albert Miftari i cili ende pa mbushur një vit ishte plagosur nga kriminelet serb në Bresalc në prillin e vitit 1999.

Plagëve nuk u kishte shpëtuar as halla e tij e cila asokohe ishte nxënëse e fillores.

Alberti sot ishte në familjen time dhe kjo ishte një befasi e këndshme.

Ai nuk mban mend për atë se çka ka ndodhur por vizita e tij ishte një falënderim që buron nga shpirti për ne që në ato kohë të vështira për popullit shqiptar, për ndihmën që i kishim ofruar në spitalin e UÇK-së në Zhegoc, ka shkruar Sabedin  Sherifi. /Mediafokus