Ndahet papritur nga jeta profesori Muharrem Ramadani

Është ndarë sot nga jeta profesori Muharrem Ramadani, 60-vjeç. Lajmin e ka dhënë familja, e cila ka njoftuar po ashtu se varrimi bëhet sot, shkruan Mediafokus.info

“Me pikellim te thelle, e me zemer te thyer, ju njoftojme se sot u nda nga jeta agja jone i dashur Muharrem Ramadani, ne moshe 60 vjecare. Varrimi do te behet sot ne ora 16:00. Per shkak te situates pandemike, e pamja nuk do te mbahet ne baze te rekomandimeve te IKSHPK”,  thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërkaq, lajmin e ka pritur me dhimbje edhe kolektivi i shkollës teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Për fat të keq të enjten në mesditë, na erdhi një lajm i hidhur dhe tronditës për të gjithë kolektivin e shkollës së mesme teknike ”Mehmet Isai” në Gjilan, lajmi për vdekjen e papritur të kolegut tonë, Muharrem Ramadani, inxhinier i diplomuar i Makinerisë.

Muharremi ishte një mësidhënës në shkollën tonë nga viti 2004. Ai ishte i shoqërueshëm, ishte i afërt edhe me nxënës. I donte udhëtimet, e donte jetën, lente përshtypje se injoronte stresin që sjellë jeta, por vdekja e papritur e ndau nga më të dashurit e tij familjen, vëllezërit, kolegët, nxënësit dhe shoqëria e gjerë.

Ne kolektivi i shkollës së mesme profesionale teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, i shprehim ngushëllime të thella familjes Ramadani, kolegëve, nxënësve dhe gjithë miqve e shoqërisë së gjerë!

Kolektivi i shkollës sonë, njofton të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se nesër (e premte), nuk do të mbahet mësimi./Mediafokus.info