Të dehesh me ujë

Shaban Murati

Shqiptari Sinan Hasani ka qenë president i Jugosllavisë. Shqiptari Petar Karagjorgjeviç ka qenë mbret i Serbisë. Shqiptari Françesko Krispi ka qenë kryeministër i Italisë.

36 shqiptarë kanë qenë kryeministra të Perandorisë Osmane.

Shqiptari Jorgos Zografos ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë. Çfarë fitoi çeshtja kombëtare?

Nuk ka asnjë domethënie origjina etnike e një drejtuesi qeverie, por ka domethënie se kujt i shërben ai.

Sepse, nëse sot dy kryeministra shqiptarë, në vend që t’i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, dalin dhe i kërkojnë Kosovës që të hyjë si provincë serbe në “Ballkanin e hapur”, kuptohet se ku e çojnë ujin.

Këtu ka marrë fund origjina shqiptare e tyre dhe ngrefosja etnike.

Sepse në “Ballkanin e hapur” serb, të tre kryeministrat shqiptarë do t’i drejtojë presidenti serb.

Ndaj të mburravecësh me origjinën etnike të tre kryeministrave shqiptarë në Ballkan, don të thotë të dehesh me ujë.