Të dehur në timon, dy vozitësve në Gjilan u merren patentat

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, gjatë kontrollit në trafik, në dy raste të ndara, ka ndalur për kontroll dy automjete, nën dyshimin se vozitësit mund të jenë nën ndikim të alkoolit.

Pasi që i është bërë matja e alkoolit, njëri vozitës ka rezultuar me 0.58 promilë, kurse vozitësi tjetër me 0.65 promilë.

Secilit prej tyre, veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë 200 euro, nga dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim.