Të gjitha rastet e vdekjeve nga Covid muajin e kaluar, ishin persona të pavaksinuar

Guvernatori i Merilendit ka bërë me dije se muajin e kaluar, nga Covid-19 kanë vdekur në këtë shtet 130 persona dhe të gjithë viktimat ishin të pavaksinuara.

Gjithashtu, Larry Hogan tha se 95% e rasteve të reja në Merilend dhe 93% e të shtruarve në spital ishin sërish mes personave që nuk kanë bërë vaksinën.

Dr. Peter Hotez, i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë në Kolegjin Baylor, nënvizoi se trendi që po shihet në Merilend do të jetë një trend që do të përfshijë të gjithë SHBA-në.

“Nuk ka dyshim se pothuajse të gjitha rastet e vdekjeve dhe të shtrimeve në spital do të jenë mes personave të pavaksinuar. Do të ketë më shumë vdekje në zonat me vaksinim të ulët”, u shpreh Dr. Hotez.