Të gjithë e uruan Presidenten e re, Arta Bajrami ka një kërkesë për të

Përveç liderëve institucionalë, kanë qenë edhe personalitete dhe figura nga fusha të ndryshme shoqërore që kanë uruar akademiken për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Në mesin e atyre që kanë reaguar ka qenë edhe këngëtarja Arta Bajrami.

Madje, ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ka bërë një kërkesë për presidenten dhe krerët e tjerë institucionalë.

“Tash që Kosova ka Presidenten dhe institucionet po funksionalizohen, kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin) të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend. Fëmijët nuk presin”, ka shkruar Bajrami.