“Të lumtë, djali im” – Sami Ahmeti nga Zhegoci uron të birin për vendin e dytë në “Garën për luftëtarin më të mirë”
Fituesi i vendit të dytë në Garën për luftëtarin më të mirë, që u mbajt në SHBA, është Ismail Ahmeti, i biri i veprimtarit Sami Ahmeti nga Zhegoci i Gjilanit.
“Djali im u rendit i dyti në Iowa Best Warrior Competition 2026, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet në SHBA. Si baba, zemra më është mbushur me krenari dhe emocion. Të lumtë, djali im! Jam pafund krenar për ty” – ka shkruar Sami Ahmeti.
Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajova-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së, mes tyre dhe Ismail Ahmeti, ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë”.
Gara katërditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.
Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, siguroi vendin e dytë në këtë garë, duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës./Mediafokus.info

