Të ndryshohet kahja në rrugën ‘Mujo Ulqinaku’ – kërkesë e mbi 100 banorëve
Mbi njëqind qytetarë të Ulqinit i kanë dërguar kërkesë administratës lokale që të ndryshohet kahja e rrugës “Mujo Ulqinaku Cakuli” (ish Ivan Millutinoviq).
Ata janë të bindur se në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e banimit dhe siguria e komunikacionit në këtë pjesë të Pinjeshit, raporton ul-info.
Qytetarët kërkojnë gjithashtu që kjo rrugë të shtresohet me asfalt, të rregullohen trotuaret si dhe të vendosen ngadalësuesit e shpejtësisë në tre vende.
“Iniciativën e kemi dorëzuar para tre muajsh dhe pothuajse asgjë nuk është bërë. Prandaj, ekzistojnë propozimet e qytetarëve për bllokimin e këtij aksi rrugor për të “zgjuar” drejtuesit komunalë dhe për t’i shtyrë ata që t’i përvishen punës, sepse ne i paguajmë. Bllokada do të bëhej në kulmin e sezonit”, thanë ata.

