Dy të moshuar zgjedhin Ditën e Bajramit për t’i dhënë fund jetës me vetëvarje

Dy ngjarja të rënda janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 05:50, në Qukës, ku një 73-vjeçar është gjetur i varur nga djali i tij.

Ndërkohë, një orë më vonë në Belsh është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetësi P.Q., rreth 70 vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës – Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij, pa shenja dhune, shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.