Një 13-vjeçar mbytet me sakicë në tualetin e një shkolle

Një 13-vjeçar është gjetur i mbytur me sakicë në toaletin e një shkolle, ndërkohë që një 16-vjeçar po akuzohet për vrasjen e tij.

Oficerët e policisë të thirrur në një shkollë të mesme të hënën gjetën trupin e një djali 13-vjeçar në një banjë. Një sopatë u sekuestrua në cilësinë e provës.

Hetimet fillestare zbuluan se dy djemtë nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Dhuna ekstreme në shkolla është e rrallë në Singapor, i cili ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.

Studentët që mbaheshin në klasa dërguan mesazhe paniku për miqtë dhe prindërit e tyre, me disa që thanë se kishin parë një person që mbante sëpatë, sipas raportimeve të lajmeve.