Të shtëna me armë në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, dyshohet për një person të plagosur
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, te vendi i njohur si “Kërrshi i Dudave”.
Siç mëson Sinjali nga burimet e saj, dyshohet se një person është plagosur nga këto plumba të cilat janë shkrepur afër një ure në ndërtim.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe do t’ju mbajë të informuar.

