Të shtëna në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Dy të plagosur me armë zjarri, një tjetër me mjet të mprehtë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër është lënduar me mjet të mprehtë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës 05:00 Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person tjetër dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.

Të tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e mëtejme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana për Nacionale.