‘Të varet si qeni’ thërret daja i 8-vjeçarit të vrarë
Vrasja e një fëmije nga një 38-vjeçar ka shokuar vendin. 8-vjeçari është gjetur pa jetë në oborrin e banesës së të dyshuarit, në fshatin Grecalli të Fierit.
Daja i të miturit u shpreh para mediave se kërkon drejtësi nga shteti.
“Ky është shteti. Duam drejtësi. Ta varin si qen. Nuk dimë që të kenë pasur konflikte”, u shpreh daja.

