Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë!

Në kuadër të programit online për muajin maj, sonte në ora 21:00, nërpërmjet formatit livestream në Facebook, transmetohet shfaqja “Monserati”, prodhim i Teatrit të Prizrenit, thuhet në një njoftim të këtij teatri, të cilin e ka shpërndarë edhe Teatri i Gjilanit.

Me autor Emanuel Roblesin e regjisor Roland Roshin, shfaqja trajton luftën e Venezuelës ndaj pushtimit spanjoll. Në qendër të vëmendjes vihen dy personazhe, oficerë të lartë spanjollë, të cilët ishin oficerët kryesorë të Mbretit të Spanjës. Personazhi tjetër i padukshëm është Bolivari, i cili është udhëheqësi i kryengritjes dhe pastaj luftës për çlirimin e Venezuelës.

Konflikti fillon në një natë të herët, ku Bolivarin e plagosur rëndë nga kacafytja me ushtarët spanjollë, e shpëton dhe strehon pikërisht Monserati. Iskerdio, oficer i lartë spanjoll, duke qenë i sigurt, e pyet Monseratin se ku e ka strehuar Bolivarin. Monserati me vendosmëri nuk tregon, duke e shtyer Iskerdion që të arrestojë gjashtë qytetarë të pafajshëm spanjollë, dhe duke e kërcënuar Monseratin që nëse nuk tregon, ata qytetarë të devotshëm spanjollë do të pushkatohen.

Luajnë: Gëzim Rudi, Alban Krasniqi, Bislim Muçaj, Fetah Paçarizi, Luan Kryeziu, Alban Çela, Xheilane Tërbuna, Rrezarta Foniqi, Adem Vorfaj, Muhamed Arifi, Edmond Hafizademi, Alban Morina, Blerim Gashi, Abdyrrahim Shuki, Shpat Kryeziu, Faton Kabashi, Betim Koçinaj, Besfort Kabashi, Laura Fazliu, Laureta Paçarizi, Abdulla Zogaj, Agnesa Muji, Ensar Elshani. Ass.regjisore: Zana Duraku. Skenigrafia dhe kostumet: Pano Kondo.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë!/mediafokus.info