Tejkalim i shpejtësisë, shoferi merr gjobë dhe mbetet pa patentë
Njësite policore nga Stacioni Policor Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Hasan Prishtina’’ në qytetin e Vitisë , kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tre (93) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj, thuhet në njoftim.

