Tejkalim në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
