Tejkalim shpejtësie, 119 km/h në zonën e kufizuar 40 km/h
Njësitë policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësi 119 km/h
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.


 
 
						 
						