Raportojnë martesën e motrës me detyrim
Dy femra kanë raportuar në polici rastin e largimit të motrës së tyre nga shtëpia, ndërkohë që ajo kishte telefonuar duke thënë se ishte martuar me detyrim.
Pejë 16.02.2021 – 14:00. Me 17.02.2021 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia, dhe deri sa ishin duke raportuar rastin viktima kishte telefonuar motrën nga një numër telefoni i jashtëm duke thënë se është martuar, por pas pak ka dërguar një sms me zë ku ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari kishte kërkuar para nga viktima. Rasti është duke u hetuar dhe nuk ka me shumë informacione nga viktima e rastit, thuhet në njoftimin e policisë.