Një i mitur ndalohet për kontrabandë me injeksione kundër trashjes së gjakut

Një person është ndaluar në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit dhe në automjetin e tij janë gjetur injeksione kundër trashjes së gjakut, që ishin të kontrabanduara. 

Fsh. Bresalc, Gjilan 17.02.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur pasi i njëjti është ndaluar me automjetin e tij me të cilin ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna injeksione kundër trashjes së gjakut, dyshohet nga Maqedonia e Veriut. Në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një mashkull tjeter. Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, thuhet në raportin e policisë.