A janë bimë të njëjta ‘përrnaja e Stançiqit’ dhe ‘franchetti’ britanez

Në Stançiq të Gjilanit, një fshat ky në kufi me Maqedoninë e Veriut, rritet  një lloj peme e egër që nuk e gjen gjithandej dhe pak dihet për të. Këtu njihet me emrin ‘përrnaja’.

Një bimë e njëjtë, ose e ngjashme rritet në Angli, ku njihet me emrin ‘franchetti’. Shkencëtarët atje thonë se kjo super bimë e pastron ajrin në rrugët e ngarkuara.

Shkencëtarët në “Royal Horticultural Society” e vëzhguan efikasitetin e bimëve për thithjen e grimcave ndotëse të ajrit dhe bënë krahasime mes bimëve në këtë aspekt, shkruan Independent.

Ata zbuluan se bima e quajtur franchetii është së paku 20 për qind më efektive për thithjen e ajrit të ndotur në rrugët e ngarkuara në krahasim me bimët tjera, ndonëse nuk është vërejtur ndonjë dallim në rrugët me më pak qarkullim.

Sipas ekspertëve, një segment me një metër të kësaj bime mund të thithë grimca të qindra miljeve të vozitjes së veturave për vetëm një javë.

Udhëheqësja e studimit, Tijana Blanusa, tha: “E dimë se vetëm për shtat ditë, një metër gjatësi e kësaj bime të dendur do të thithë të njëjtën sasi të ndotjes që një veturë shkakton në 500 milje vozitje.”

Sipas saj, do të ishte ideale mbjellja e kësaj bime përgjatë rrugëve të ngarkuara dhe në vendet ku ka më shumë ndotje.

Ndërkaq, në rajonin e Gjilanit, pak njihet e dihet për këtë bimë.

E njëjta gjendet në Stançiq dhe te Seferët, por njihen me emra të ndryshëm, ‘përrnaja’ dhe ‘tesha të verdha’.

Janë të blerta dimër e verë, madje edhe me fruta por që askush nuk thotë nëse i ka provuar ndonjëherë./Mediafokus.info