Vdes një person në aksidentin e trafikut ku u përfshinë 4 vetura

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Pejë ku si pasojë ka humbur jetën një person, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info 

Pejë 06.02.2021-23:00. Raportohet për aksident trafiku në mes të katër automjeteve, dy në lëvizje dhe dy të parkuara, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditë veturën e viktimës mashkull kosovar. Përpos dëmeve materiale viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. (foto: arkiv)