Tejkalim shpejtësie, i merret patenta për tre muaj

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësi 94 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.