Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar kamionin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro-ve, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj, thuhet në njoftimin e policisë.