Babai e bën për spital të birin, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në rajonin policor në Gjakovë se është sulmuar fizikisht nga babai i tij, transmeton Mediafokus.info.

Sipas PK-së, gjatë orës 03:10 të mëngjesit, ai ka raportuar se është rrahur nga babai i tij dhe i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

 “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –babai i tij .Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/