Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës, duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, 2 pikë negative, i ka konfiskuar patentë shoferin dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej 3 muajve, thuhet në njoftimin e policisë.

