Tek Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin 30 minuta
Qytetarët po përballen me pritje më të gjata për të dalë nga Kosova në disa prej pikave kufitare.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.
Në Jarinjë, pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare situata është më e qetë, ku pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

