Temperaturat e larta marrin fund, ditëve vijuese kthehet freskia

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi në pjesën më të madhe të ditës, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 80 km/h.

Pas kalimit të frontit, era do të zhvendoset nga drejtimi i veriut dhe do të fillojë të qetësohet.

Si pasojë e intensitetit të vazhdueshëm të erës gjatë ditës, parashihet të ketë edhe dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat do të pësojnë ulje. Minimalet do të luhaten prej 19-24°C, ndërsa ato maksimale prej 30-32°C.