Dasmat: Vallëzimit të çifitit, mysafirët mund t`i duartrokasin, por nuk mund t`i bashkohen

Me rregullat e reja anti-Covid, vetëm nusja e dhëndri mubnd të luajnë valsin e parë, ndërsa mysafirët nuk do të mund të bashkohen në valle.

Dasmat do të organizohen vetëm në ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë.

Me këto protokolle dhe rekomandime nuk janë të kënaqur pronarët e salloneve të dasmave. Njëri prej tyre është Lulzim Hasani. Ai thotë se propozimi i masave të reja është diskriminues pasi që 80% e objekteve për dasëm nuk kanë veranda.

Hasani shton se është absurde të ketë muzikë, ndërsa mysafirët të mos lejohen të luajnë valle.

“Dasëm pa muzikë nuk e di a është bërë ndonjëherë dhe ai i ngjan kjo ahengut familijar”, shtoi Hasani.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka njoftuar se muzika është e lejuar në ambiente të hapura, ndërkaq për ambientet e mbyllura, siç tha, në dy javët e ardhshme do të përgatiten protokolle adekuate.

Ai ka paralajmëruar rishikim të protokoleve.