Humb jetën motoçiklisti pas akidentit me veturën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli, rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja./oranews/