Tenton ta vras personin tjetër duke e goditur me veturë
Një gjakovar është arrestuar për ‘vrasje në tentativë’ pasi me veturën e tij ka goditur veturën e viktimës dhe dyshohet të ketë shtënë dy herë me armë drejt tij.
Gjakovë 08.10.2021-14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

