Tenton t`i korruptojë policët kufitarë me 200 lekë
Një shtetas i Shqipërisë i kishte futur në pasaportë 200 lekë për zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar në Vërmicë, sipas tij, për kafe. Rasti është cilësuar si ‘dhënie ryshfeti’.
PKK Vërmicë 18.11.2020-09:10. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa po kalonte pikën kufitare ai në pasaportën e tij kishte vendosur 200 lekë, e që sipas tij lekët ishin për të pirë kafe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit lekët i janë konfiskuar ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

