Tërmeti godet Maqedoninë, lëkundet edhe Kosova

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi Maqedoninë e Veriut në orët e mëngjesit. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Raportohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Sipas raportimit të mediave atje deri tani nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Gjilani ishte goditur nga një tërmet i kësaj fuqi përafërsisht në vitin 2002, ku kishte humbur jetën një qytetar dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Së fundi, tërmeti shkundi Turqinë.