Tërmet i fuqishëm në Kroaci
Një tërmet i fuqishëm goditi në Kroaci. Përveç dëmeve dhe panikut, deri më tani nuk raportohet për viktima.
Agjencia Sizmologjike Evropiane, EMSC, njoftoi se një tërmet 5.3 ballë goditi Zagrebin në orën 6:23 të mëngjesit të së dielës.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në veri të Zagrebit, në thellësi 10 kilometra, raportojnë mediat kroate.
Në xhirimet e para që vijnë nga Kroacia, shihen ndërtesa dhe çati të dëmtura, rrënoja nëpër rrugë, qytetarë të frikësuar që kanë dalë jashtë./mediafokus.info

