Tërmet në Shqipëri
Një tërmet prej 4.1 shkallë e ka goditur Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në veriperëndim të Elbasanit.
Dridhjet e tokës u regjistruan rreth orës 17:43 minuta sipas kohës lokale.
Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, njofton se thellësia e goditjes ishte 10 kilometra, përcjell Klani.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

