Tërnava apelon për vaksinim, thotë se mosmarrja e vaksinës është mëkat i madh
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Vaksinën i pari i BIK-ut e mori në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë.
Dozën e parë ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe në koordinim me mantelbardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.
“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.
Nga aty, Tërnava apeloi te qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.


