Digjet tërësisht një lokal në Bogë, Policia tregon se a ka të lënduar

Njëri ndër lokalet më të frekuentuera në Bogë, “Wolfpack” është duke u djegur.

Lexues të Express kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si lokali është kapluar nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar, mirëpo lokali është djegur tërësisht.

“Nuk ka të lënduar, mirëpo lokali është djegë në tërsisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit edhe zjarrfikësit”, tha Gashi.