Nëse vëreni ngritje të çmimeve, kontaktojeni këtë numër

Shumë biznese kanë filluar të keqpërdorin situatën e krijuar, pas masava të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, duke i ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre higjienike, apo në barnatore.

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë publik numrin kontaktues papagesë, të cilin mund ta kontaktoni nëse vëreni ngritje të çmimeve.

“Lajmëro këtë numër për ngritjen e çmimeve në dyqane ose barnatore; 0800 80 800. ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”, thuhet në njoftimin e ATK’së./Mediafokus.info/