‘Në Prishtinë skifter, matanë Ibrit pulë’, analisti nga Gjilani ia publikon videon Kurtit kur i sulej policit

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas mos-lejimit të vazhdimit të fushatës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, nga një grup serbësh.

Salihu, me anë të ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë videon e kapur në protestë të 2017-ës së subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviqi.

“Albini – ne Prishtine skifter, matane Ibrit pule. Qysh u kone ajo forja – ka dashte me luftu, po nji komandant i ka thone “kthehu ne Prishtine se ti i duhesh i gjalle çAshtjes.

Ani Vjosa qe u nenshkrujke si Komadante Supreme, sot po besoj qe e ka kuptu se i ka mbathe kpucet e mdhaja te Komandantit Suprem te cilat nuk mundet me i mbush”, ka shkruar ai.