Gjuajtje me armë në Prishtinë, “Rruga C” pushtohet nga njësitë speciale

Forca të shumta të njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën C në Prishtinë.

Mësohet se aty ka ndodhur një gjuajte me armë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se me këtë rast janë arrestuar tre persona.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë, në ‘Rugën C’ kanë hasur në një mosmarrëveshje në të cilën kanë reaguar. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, u shpreh Krasniqi për Front Online.