Tërpeza, shembull i qytetarisë dhe i kulturës mjedisore

Sabedin Sherifi

Tërpeza është vendbanim i Vitisë dhe gjendet krejt në pjesën veriore të saj. Një fshat i madh dhe shumë i ndërtuar fal banorëve të saj shumë punëtorë.

Shumica e banorëve të Tërpezës punojnë në migracion dhe gjithë të mirat materiale ata i drejtojnë në fshatin e tyre duke ndërtuar në shumë fusha si shtëpi banimi. infrastrukturës rrugore, rregullimin e parqeve, varrezave etj.

Për vizitorë të rastit të jep një përshtypje se je në ndonjë vendbanim perendimor, këto të arritura sigurisht kanë një adresë e kjo është rinia e Tërpezës dhe njerëzve bëmirës.

Fshati i Hysen Terpezës, një nacionalisti të madh të lufës për çlirim kombëtar ishte dhe një strehë e luftës për çlirim të Kosovës konkretisht luftës së fundit të vitit 1999.

Nga Tërpeza kishe shumë luftar që morën pjesë në operacione të ndryshme në çlirimin e Kosovës.

Mbi Tërpezë është një park i madh i mbuluar me pisha, aty shumë njerëz kalojnë kohën e lirë pasi që është vend shumë çlodhëse dhe relaksues.

Banorët thonë se parku ka edhe karakter shërues për sëmundje të traktit respirator. Ajo që më ra në sy është një burim uji që të rinjtë kishin rregulluar për mrekulli. Aty mund të freskoheshin njerzit si dhe gjallesat e ndryshme si shtazët, shpendët etj.

Ishte inictiva dhe projekti i ushtarit Vllaznim Isufi, investitori Hamd Tushi mbeshtetës të aksionit Besim Halimi nga Pozherani, punë vullnetare Shaban Zenjullahu. Heset Limani ndertimin e vrazhdë dhe vendosjen e pllakave Leotrim Ademi.

Gur gur bëhet kalaja. thotë një fjalë e urtë popullore. Tash aty ish vërtetë diçka për t’u lakmuar, ujë të mjaftueshëm nga burimi dhe hije pishe me bollëk. Vend ideal për vikende.

Banorët shpresonin se së shpejti aty do asfaltohet dhe rruga deri te parku. Për ju që nuk keni vizituar Tërpezën, ne ju sygjerojmë të vizitoni këtë vendbanim shumë punëtorë dhe shumë të organizuar.