Bie nga kati i katërt një i ri në këtë qytet shqiptar

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në rrugën  “Loni Ligori”, në zonën “Astir”.

Një person dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i ballkonit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet E.L.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor./noa.al/Mediafokus.info/