Tërrnava: Shtyni synetitë, mevludet, fejesat e dasmat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava ka pezulluar përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve apo të pameve, shkaku u koronavirusit.

Tërrnava ka bërë thirrje që të shtyhen edhe ceremonitë, si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme.

“Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve dhe ceremonia e varrimit të organizohet me rrethin e ngushtë familjarë. Të shtyhen ceremonitë si synetitë, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat e tjerë”, ka thënë Tërrnava.