Tetë pacientë me Covid – në gjendje kritike
Tetë pacientë me Covid që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë në gjendje kritike. Në një njoftim të këtij Spitali thuhet se 29 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë. 29 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, derisa pacientet tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Përveç qytetarëve, në këtë Spital janë infektuar me koronavirus edhe dhjetëra mjekë e infermierë.

