Tetë persona kanë marrë lëndime në pesë aksidente trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona në Kosovë kanë pësuar lëndime trupore në pesë aksidente trafiku, përfshirë edhe këmbësorë. Rastet kanë ndodhur në Suharekë, Viti, Prishtinë, Podujevë dhe Drenas.

Rr. “Çadrak-Duhël”, Suharekë 18.11.2020-20:30. Raportohet se i dyshuari m/k duke drejtuar veturën e tij në mënyrë të pakujdesshme është rrokullisur jashtë rrugës. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit.

Drobesh, Viti 18.11.2020-17:44. Raportohet se i dyshuari m/k duke drejtuar veturën pa patentë shofer në ikje e sipër është aksidentuar me një veturë, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë tre persona dhe i dyshuari. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rr. “Shaqir Igrishta”, Prishtinë 18.11.2020-12:15. I dyshuari m/k derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin m/k duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

Rr. “Bedri Bajrami”, Podujevë 18.11.332020-18:14. I dyshuari m/k derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren f/k duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

Fshati Qikatovë, Drenas 18.11.2020-16:15. I dyshuari m/k derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin m/k duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policiisë.