Tetë persona kërkojnë ndihmë mjekësore pas zjarrit të madh në Pejë

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu depon e Elkosit në Pejë.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pacientët kryesisht ishin helmuar nga tymi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar te spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.